Policë dhe banorë të fshatit Llazaropole edhe sot në mëngjes po kërkojnë dy persona që prej dje janë zhdukur në malin Bistra. Sipas SPB në Tetovë, kontaktin e fundit me ta dje e kanë realizuar familjarë të tyre të afërt.

Zëdhënësi i policisë në Tetovë, Marjan Josifovski, ka informuar se një qytetare nga Shkupi dje rreth orës 13 ka lajmëruar policinë se babai i saj 78 vjeçar L.M. dhe djali i tij 50 vjeçar, S.M. që kanë qëndruar në Llazaropole, kanë humbur orientimin gjatë shëtitjes në malin Bistra, shkruan Gazeta Lajm. Sipas gjitha gjasave, ata kanë udhëtuar drejt lokalitetit “Gjureci” dhe janë zhdukur, duke mos mund të kthehen mbrapa.

Pas paraqitjes së rastit, policë nga stacioni policor në Rostushë dhe banorë të fshatit dje kanë filluar t’i kërkojnë, kurse kanë vazhduar edhe sot paradite.

Loading...