Siç lajmërojnë sot mediat e Zvicrës, deputeti i Parlamentit të Kantonit Thurgau, Alban Imeri ka lënë partinë e tij të deritashme të mesit. Nga fillimi i nëntorit ai iu bashkohet socialdemokratëve. Me këtë hap, deputeti shqiptare me prejardhje nga Kumanova, ka shkaktuar “dridhje” në skenën politike në Zvicër. Kjo i gëzon tej mase edhe socialdemokratët shqiptaro—zviceranë.
„Kam marr mjaft kohë për të marrë ketë vendim“ komunikoi deputeti 27 vjeçar Alban Imeri. Sot ai e kumtoi lajmin bombastik. Ai kalon thuaja se përnjëherë në Partinë Socialdemokrate.
Qe tri vite ai ka një ulëse deputeti të BDP-së në Kantonin e Thurgau-t. Që ai largohet nga BDP-ja, kjo nuk ka të bëjë me kolegët e tij partiak, ai ne mesin e tyre e ka ndier veten gjithmonë mirë, është cituar të ketë thënë ai.

«Temat trajtuese i përshtaten më mirë me SP»
Alban Imeri në vitin 2016 është zgjedhur si njëri ndër deputetët më të rinj të Parlamentit kantonal në Thurgau. Aty ai si politikan i BDP-së u angazhua sidomos për shqetësimet sociale. Andaj ndërrimi duhet kuptuar edhe si një hap logjik, thuhet në komunikatën e publikuar me ketë rast.
Me kalimin e kohës ai e ka vërejtur se „temat e mija i përshtaten më shumë PS (Partisë Socialdemokrate)“, thotë Imeri në komunikatën e tij. Kjo e gëzon PS-në, mirëpo e lenë te duket e marrosur BDP-në. Në fakt, ky ndërrim paraqet një humbje të madhe, thotë kryetari i BDP-së Jürg Schumacher.
Kalimi është për tu habitur nga fakti se rishtas edhe në nivel nacional ka pas rrëshqitje në të majtën. Për shembull, në politikën e nivelit nacional, BDP është e angazhuar për më shumë të drejta për homoseksualët dhe lezbiket dhe është në ballë të luftimit të eksportit të armëve në vendet ku zhvillohen lufta civile.

Prononcimi i Alban Imerit për prointerga.ch
Ekipi i prointegra.ch ka kontaktuar Albanin dhe ka përgëzuar atë për vendimin dhe veprimin e ndërmarr, për çka fillimisht ai është falënderuar dhe ndër të tjera ka shtuar se: “…unë sot i kam dhënë edhe dy intervista mediave zvicerane. Atyre u kam treguar se arsyeja kryesore ndërrimit ishte se, që nga koha që kam hyrë deputet në Parlamentin e Kantonit, në pjesën borgjeze të Parlamentit nuk e kam ndier veten rehat, por më ka tërheqë më shumë pjesa socialdemokrate. Në fakt, mua gjithmonë më është përshtatur më shumë socialdemokracia, por kam pasur një rezervë shkaku i bindjes se ka një kokëfortësisë partiake dhe se mungon bashkëpunimi mes SP-së dhe SVP-së (Partisë Popullore të Zvicrës), pasi që unë gjithmonë jam angazhuar për të gjetur një konsensus me njerëzit. Tani, kur jam bindur në të kundërtën, se edhe si anëtarë i PS-së pa problem mund të angazhohesh për të gjetur konsensus me të gjithë njerëzit, atëherë mora vendimin të kaloi aty, ku edhe ndihem si në shtëpi.”

Loading...