Albërie Hadërgjonaj rrëfen jetën e vështirë: Pastroja shtëpitë e amerikanëve…

Sot Albërie Hadërgjonaj është një këngëtare e suksesshme, e cila duket se i ka të gjitha. Por jeta nuk paska qenë gjithnjë kaq e thjeshtë për të. E ftuar në “Top Show”, ajo ka rrëfyer episodin e trishtë të jetës së saj, kur ndodhej në Amerikë.

Këngëtarja tregon se ka bërë gjithçka që të mbijetojë në vendin e huaj. Albëria rrëfen se ka qenë periudha e para-luftës dhe pas 81-shit në Kosovë ishte periudhë e jashtëzakonshme, pasi nuk shkolloheshin dot.

“Në fillimet e mia kur kam shkuar në Amerikë kam qenë babysitter, kam pasur fëmijë të vegjël, kam pastru shtëpia. Kam bërë gjithçka që një njeri të mbijetojë në një vend tjetër.”- tregon këngëtarja.

Loading...