Është emër që për vite me radhë ka sjellë krijime të reja në muzikë.
Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj jeton dhe vepron në Amerikë, por asnjëherë nuk harron fansat që ka në trojet shqiptare, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, ajo i mban të informuar të gjithë rreth më të rejave rreth saj, nga secili vend ku shkon.

Së fundi, ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi në profilin e saj në Instagram, në të cilën shfaqet e tejet atraktive.

Në fokus, këngëtarja kishte gjoksin, kurse imazhi ishte shkrepur nga Tirana, ku po qëndron për vizitë.

Kujtojmë që “Leje leje” titullohet kënga e fundit nga Albërie Hadërgjonaj, ndërsa tani është duke punuar rreth finalizimit të projektit të ri. /Lajmi.net/

🌝

A post shared by Alberie Hadërgjonaj (@alberije_hadergjonaj) on

Loading...