Maqedoni

“Aleanca” dhe “Besa”, afër bashkëpunimit, Kasami viziton “Aleancën”, Sela viziton “BESA” (Foto)

bilall-aleanca

Sot Tetova ka qenë qendra e vizitave të krerëve të partive politike shqiptare në Maqedoni.

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njeherazi kandidat për Komunën e Tetovës sot gjatë parakalimit nëpër rrugët e Tetovës ka përshëndetur aktivistët e Aleancës për Shqiptarët të cilët kishin improvizuar një shtand ku shpërndanin platformën politike të kandidatit për kryetar komune të Adnan Nezirit, raporton portal “tetova1”

Të njëjtin veprim e bëri edhe bartësi I listës për këshilltar nga Lëvizja Besa Hysein Reka dhe activist tjerë partiak.

pak mw vonw edhe Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela bashk me kandidatin Adnan Nezirin dhe bartësin e listës për këshilltar Arif Selamin kanë lëvizur nëpër rrugët e Tetovës dhe janë takuar më shumë qytetarë.
Në një rast ata kanë vizituar edhe shtandin e Lëvizjes Besa që gjendej në afësri të sheshit të Tetovës dhe kanë bërë foto të përbashkët me aktivistët e Lëvizjes Besa, raporton portal “tetova1”.

Këto dy raste tregojn më së miri për atmosferën relaksuese që mbizotron në Tetovë në prag të zgjedhjeve lokale të 15 tetorit.

To Top