Aleanca e Strugës:Dy fjalë për Ramizin dhe BDI-në e Strugës!

Aleanca për Shqiptarët në Strugë sërish ka drejtuar akuza në adresë të kryetarit të komunës së
Strugës dhe kryetarit të BDI-së, Ramiz Merko.
“Siç duket në BDI-në e Strugës nuk paska njeri që di të shkruajë pastër Gjuhën Shqipe. Ramizi dhe
profesori nuk iu kanë dhënë dije, por veç diploma. Është turp për një subjekt politik, por edhe
institucion shtetëror të shkruajë 5 rreshta me pafund gabime drejtshkrimore.
Ne e dimë se BDI në Strugë për momentin nuk ekziston. Ekzistojnë vetëm klane e grupe interesi të
lidhura ngushtë me Ramiz Merkon.
Megjithatë po j’ua kthejmë nja dy tri fjalë.
Është e turpshme dhe shumë e ulët që personi, i cili e solli dhe e mbolli deponinë në pak metra larg
qytetit, sot të na shesë moral dhe të akuzojë të tjerët. Njerëzit nuk hanë bar. Aq më pak struganët
dhe diaspora shqiptare e Strugës. Të gjithë ju njohin o të mjerë. Edhe biografinë edhe bëmat, të larat
e të palarat, të bardhat e të zezat. Jeni shembulli më i keq në çdo fushë të jetës.”, thuhet në reagimin
e ASH – Strugë. (INA

Loading...