Aleanca për Shqiptarët kërkon nga kryeparlamentari Talat Xhaferi që të shpallë sa më shpejtë në Gazetë Zyrtare Ligin për përdorimin e gjuhës shqpe, të votuar dy herë në Kuvend. ASH akuzon Xhaferin, BDI-në dhe kryetarin e kësaj partie se kanë mentalitet skllavi.
“Zoti Xhaferi e keni vështirë të largoheni nga logjika e skllavit. Gjatë kohe siç duket partia dhe lideri juaj e ka luajtur këtë rrol dhe vazhdoni ta luani sa që jeni mishëruar tanimë. E vërteta është se subjekti juaj politik e ka vonuar sjelljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe për 16 vite gjithmonë duke u sjellur si skllevër nga frika e ndëshkimit nga padroni.
Tani më që ligji për gjuhen shqipe është votuar dy here radhazi po numërojmë muajt e mos shpalljes në gazetën zyrtare të së njëjtës, pikërisht nga frika e mosndëshkimit nga padroni.
Shpresojmë mos kalojnë vite. Shpallja e vendimit për gjuhën s’ka të bëjë me shpalljen e ratifikimit të marrëveshjes me Greqinë, ne mos gjë tjetër, të dyja këto çështje i ndajnë të paktën 16 vite kohë ndërmjet.
Liria z. Xhaferi është status mental. Bëju i lirë, shpalle në gazetë zyrtare ligjin për gjuhën shqipe dhe jep shembull tek bashkëpartiakët tuaj te skllavëruar”, thuhet në kumtesën e ASH-së.

Loading...