Aleanca për Shqiptarët: Dënimet për dhunuesit e Selës duhej të ishin maksimale

Aleanca për Shqiptarët nuk pajtohet me epilogun gjyqësor në rastin e tentim-vrasjes së kreut të kësaj partie Ziadin Sela më 27 prill të vitit kaluar. Sipas partisë opozitare, lartësia e dënimit nuk është në përputhje me veprën të cilën e kanë kryer të akuzuarit. Aleanca vlerëson se Gjykata duhet ta ketë parasysh faktin që është sulmuar një lider partie, deputet i zgjedhur nga populli dhe kryefamiljar.

Vlerësojmë se dënimet duhet të ishin maksimale, shumë më të mëdha se kaq. Gjithashtu, në kuadër të kësaj mendojmë se procesi gjyqësor duhet të gjej edhe urdhëruesit dhe porositësit e 27 prillit që edhe ata të jenë para drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara – deklaroi Flakron Bexheti, Zëdhënës i ASH-së.

Alsat M

Loading...