Maqedoni

Aleanca për shqiptarët dënon ashpër MPJ-në ruse që destabilizon Maqedoninë

aleanca1-480x227

Aleanca për shqiptarët dënon ashpër fjalorin nxitës që gjeneron pandërprerë Ministria e punëve të jashtme e Rusisë dhe diplomatët e saj, ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, posaçërisht të Maqedonisë.

“Konsiderojmë se ndërhyrjet e këtilla të MPJ-së ruse gjithmonë bëhen me qëllim destabilizimi dhe të krijimit të kaosit, për të tensionuar situatën dhe shkaktuar vonesa në procesin integrues të Ballkanit perëndimor.
Apel të veçantë i drejtojmë edhe VMRO-DPMNE-së dhe marionetave të saja të cilat tash e një kohë të gjatë janë rreshtuar në “lojërat” dezintegruese të vendit se: Maqedonia është vend evropian, me qëllim dhe orientim strategjik, integrimin në NATO dhe BE përmes respektimit të vlerave demokratike dhe të drejtave të barabarta të të gjithë komuniteteve në vend, dhe kjo nuk mund të jetë ndryshe.
Është momenti i fundit që të hiqni dorë nga politika ditore dhe ti jepni mundësi të trajtohet interesi i gjerë i qytetarit, mbi ato partiake dhe personale” thuhet në komunikatën e Aleancës për shqiptarët.

Gjithashtu, Aleanca për shqiptarët shpreh shqetësim për faktin se vonesat 12 vjeçare në procesin e integrimit të vendit, nuk ishin të mjaftueshme për një pushtet abuzues, tani provokojnë sipas tyre, “protesta artificiale për ndjellje të urrejtjes ndër-etnike dhe të mos-durimit ndër-etnik, gjë që dëmton stabilitetin e vendit dhe minimizon gjasat për aderim në strukturat euro-atlantike.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top