Aleksov: Qytetarët të informohen dhe të votojnë në referendum

Darko Aleksov, drejtori ekzekutiv i asociacionit qytetar MOST, i cili vazhdon proceset e zgjedhjeve, vlerëson se qytetarët duhet të marrin pjesë në referendum.

“Qytetarët të informohen mirë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë, sepse si qytetarë të këtij shteti në shfrytëzojmë benefitet e caktuara dhe të drejtat. Siç duam të shfrytëzojmë privilegjet dhe benefitet, gjithashtu duhet të kryejmë obligimet tona. Një nga obligimet është që të jemi pjesëmarrës në marrjen e vendimeve, dhe ky është një vendim shumë i rëndësishëm nga i cili vendoset se si do të zhvillohet shteti në 5-10 vitet e ardhshme”, tha Aleksov në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Sipas tij, deri sa mjetet buxhetore për fushatë shfrytëzohen për interes publik, atëherë nuk ka asgjë problematike.

Loading...