Prof.Dr. Mehdi Hyseni

Pse, a ka më “lopë” e më qe (më kije)  se ata liderë politikë shqiptarë , që Kosovën, Anamoravën, Iliridën, Çamërinë dhe  Malësinë e Madhe të Mbishkodrës  e kanë lënë nën pushtimin e kolonializmit gjenocidal të Serbisë, të Greqisë, të Malit të Zi dhe të FYROM-it (1912-2018)?

Me “lopë” e me “kije”, vafshi në dreq të mallkuar, se i kënaqët  armiqtë  e shqiptarëve

(1) Paradoksi i parë, iu shkruan disa insanëve të elitës shtetërore shqiptare (Kosovë dhe Shqipëri), që të thonë ndonjë fjalë në mbrojtjen e drejtësisë për heronjtë e Kosovës (lir Konushevci, Hazir Mala dhe Ahmet Karsniqi), të cilët qe 20 vjet (1998-2018) ranë dëshmorë nga plumbat e tradhtisë së terrorizmit politik në truallin e Shqipërisë sotme (në Tiranë dhe në Tropojë). Nuk përgjigjen.

(2) Paradoksi i dytë iu shkruan disa profesorëve të elitës akademike shqiptare (Kosovë, Shqipëri, FYROM, Evropë dhe Amerikë”, që të kërkojnë drejtësi për zbardhjen e vrasjes së Ilir Konushevcit, të Hazir Malës dhe të Ahmet Krasniqit (1998-2018), asnjëri prej tyre nuk denjoi, që të paktën  me një JO, t’i përgjigjet  “lutjes” sime në këtë “temë”  të përbashkët për të pohuar dhe mbrojtur drejtësinë, edhe postmortem.
-E, po ku jemi, siç thoshte pedagogu, shkrimtari, poeti dhe patrioti ynë  Rexhep Hoxha, çfarë do të thotë kjo për krerët e politikës dhe të shkencës shqiptare, kur edhe dëshmorët i keni ndarë sipas   “vijave të kuqe”  ideologjike, partiake dhe karrieriste?!
– U bëni nder vetëm atyre, që ua qesin ndonjë asht për ta lëpirë, iu sigurojnë ndonjë kolltuk të mëndafshtë në qeveri (në pushtet), në universitet, si dhe ndonjë tender biznesi lukrativ…etj.
-Ja, ky është  “toptanizmi modern” i mbrojmë  ata, që nuk duhet mbrojtur dhe,  i votojmë ata që në paqe na kanë robëruar, diskriminuar, diferencuar  dhe privuar nga liria, nga drejtësia dhe nga barazia në shoqërinë e sotme shqiptare, thënçin demokratike, të personalizuar dhe të instrumentalizuar  nga despotët absolutë, nga nepotistët dhe nga burokratët sektaristë dhe  prepotentë, që njeriun e vogël,  e shikojnë nga “aeroplani”. Ky është humanizmi, patriotizmi  dhe drejtësia e bashkëdyzuar  politiko-akademike.

  1. Paradoksi  i tretë, ringjallja  dhe shkëlqimi i “shokut zylo” në Tiranë, Edi Rama  me ofendimin e tij, drejtuar liderëve drejtues të shtetit të Kosovës (se gjoja janë “lopë”) në këtë mënyrë të turpshme demantoi edhe deklaratën  vlerësuese të ish-nënpresidentit amerikan Joseph Biden lidhur me ish-kryeministrin, sot presdientin e Kosovës Hashim Thaçi.

*** Në vitin  2010, kur nënpresidenti i SHBA-së, Joseph Biden  vizitoi Kosovën, tha se “ Hashim Thaçi is Kosovo’s George Washington.”(Hashim Thaçi është George Washington i Kosovës). (See in: http://www.nytimes.com/2013/07/13/world/europe/kosovos-thaci-aspires-to-statesmanship-but-guerrilla-past-haunts-him.html ).

 

Ndërkaq, sot, më 2018, kryeministri i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur “lopë” atë, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin.  Kjo injorancë apolitike nuk ka lidhje as me shkencën atnropologjike, as me edukatën shqiptare e as me filozofinë dhe  kulturën politike, kombëtare dhe atdhetare. Por, thjesht, është njëlloj vagabondizmi, cinizmi dhe egocentrizmi narcisoid personal.
-Unë nuk po them se Thaçi, Haradinaj, Veseli  apo ndonjë tjetër lider politik i Kosovës të amnistohen nga gabimet e tyre politike në kohë paqeje, por askush nuk e ka një të drejtë të atillë, t’i krahasojë dhe t’i quajë “lopë”, sepse nuk janë lopë, por njerëz si të gjithë ne, me gabime dhe pa gabime.
Pra, me gjithë minusat politikë të këtyre tre drejtuesve të Kosovës, krahasimi i E. Ramës është idiotik, sepse  Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli nuk janë “lopë”  të Edi  Ramës,  por njerëz  të zakonshëm sikurse të gjithë njerëzit e tjerë në botë. -Nëse  këta liderë  kanë bërë gabime politike, atëherë, do t’u përgjigjen zgjedhësve të tyre në Kosovë, jo Edi Ramës ,  i cili i ka quajtur “lopë”!!!
Ky krahasim  diletant joetik dhe jonjerëzor primitiv i Edi Ramës ( nuk ka lidhje me kurrfarë  sugjerimi politik, por, thjesht është një fjalor i zhargonit prepotent, narcisoid dhe vagabond), cili më përkujtoi thënien artë antologjike të rilindësit patriot shqiptar Faik Konica se “Armiku i  shqiptarit është  vet shqiptari”.

Faleminderit kryeministrit Zoran Zaev, i cili  dha pëlqimin për riatdhesimin e patritotit Gafurr Adili, pas 33 vitesh në  mërgim politik
-Krahas Edi Ramës, ja edhe një shembull konkret, që  vërteton këtë maksimë të Faik Konicës, kur i huaji të vlerëson, kurse vëllau yt të poshtëron dhe  të përçmon, duke mos ta njohur meritën. Këtë e provoi edhe paradigma e Ali Ahmetit (lideri politik shqiptar në qeverinë dhe në parlamentin sllavomaqedon), kur në vitin 2017, u lut nga disa patriotë shqiptarë, që ta jepte pëlqimin për riatdhesimin e patritoit dhe atdhetarit Gafurr Adili nga Kërçova ngase paraprakisht kryeministri aktual i qeverisë sllavomaqedone, Zoran Zaev  e kishte dhënë  një pëlqim të tillë, që   Gafurr Adili pas 33 vitesh “syrgjyn”, i përndjekur, i përbuzur, i anatemuar dhe  apatrid, të kthehej në shtëpinë-vendlindjen e tij në Kërçovë, por, jo, edhe pa marrjen e pëlqimit  nga Ali Ahmeti.
-Ja, pra, kjo është filozofia e politikës  vizionare sllave, që në kohën dhe në momentin e duhur historik dhe politik, di të manipulojë dhe të fitojë poena nga çdo armik.

Ndërkaq, Ali Ahmeti në rolin e Esat Pashë Toptanit, i tha jo riatdhesimit të Gafurr Adilit me “motivacionin” se ai-  “Gafurr Adili është qen i rrezikshën që të kafshon pas shpine”(!)

Kjo ishte përgjigjja negative trilluese dhe shpifëse   e Ali Ahmetit, kontradiktore me PO-në e kryeministrit Zoran Zaev, të cilin në këtë rast konkret e falënderoj për vendimin e tij të ligjshëm dhe tërësisht human dhe të justifikueshëm, që lideri politik i FBKSH-së,  Gafurr Adili, të kthehej në shtëpinë e tij pas 33 vitesh, “syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur” siç thoshe dikur Noli-Rilindësi ynë i pavdekshëm.

-Ja, pra, kush janë ata “qenë” të rrezikshëm, që  gjithmonë shqiptarin e kanë kafshuar dhe vrarë në pabesi pas shpine.- Janë vetë shqiptarët si ka vlerësuar me të drejtë Faik Konica ynë i famshëm.

Kjo sëmundje epidemike  shekullore, është një nga faktorët kryesorë, pse mbi 7 milionë shqiptarë janë të copëtuar, të përçarë (në dhjera e qindra parti, klube e shoqata poltike), të kolonizuar dhe të robëruar nga armiqtë shekullorë sllavo-grekë, sepse për karrige, për pushtet, për pasuri, për kapuç të madh, shqiptari i lig gjithmonë e ka  shpifur dhe e ka vrarë pas shpine shqiptarin.

Kjo është shkolla shekullore antishqiptare e toptanizimit sllavo-bizantin, e cila, në asnjë periudhë historike, nuk i kursyer shqiptarët e urtë patriotë dhe mendjendritur siç ishin Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Avni Rrustemi, Luigj Gurakuqi…., Fazli Greiçevci, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Ilir Konushevci, Hazir Mala e shumë të tjerë.

Vetëm shqiptarët e ligjë dhe  të vajtueshëm janë “gardianë” të përherhshëm për t’i sharë, për t’i poshtëruar, për t’i  tradhtuar dhe për t’i vrarë bijtë më të mirë dhe më të merituar të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike, JO armiqtë, sepse janë zagarë dhe, dora e zgjatur e  greko-sllavëve  (1912-2018). /lajmpress.com

 

 

Loading...