Ali Ahmeti nesër nis manifestimet për Vitin e Skënderbeut

Nesër, e mërkurë, 17 janar 2018, me fillim në ora 12:30, në Sheshin Skënderbe në Shkup, pranë përmendorës së Gjergj Kastriotit, lideri BDI-së Ali Ahmeti nis manifestimet me të cilat do të shënohet “Viti i Skënderbeut” me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Me këtë rast, ftojmë drejtues të institucioneve në pushtetet legjislative, ekzekutive, lokale, shoqata joqeveritare, media, intelektual dhe qytetarët që të bashkangjiten në manifestimin nismëtar për shënimin e Vitit të Skënderbeut.

Loading...