Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti sot organizon një koktej pritje me rastin e pranimit të ftesës për anëtarësim në NATO.

Në njoftimin e kësaj partie theksohet se pritja do të organizohet sot në ora 13 në “Sheshi 21” në rr. Maqedonia, ku janë ftuar personalitete publike, diplomatë dhe të ftuar të tjerë.

Kjo pritje vjen pas koncerteve të Qeverisë në 15 qytete me rastin e marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO.

Loading...