Ali Ahmeti shumë “bizi” në Parlament, athua kush do të kujdeset për delet? (Video)

Liderin e BDI-së, Ali Ahmeti si duket do ta marr malli për vendlindjen e tij Zajazin, njofton agjencia e lajmeve INA.

Mungesa e numrave në Parlamentin e Maqedonisë e ka detyruar atë që të jetë i pranishëm gjithnjë e më tepër në Shkup, për të mundësuar numrin prej 61 vota për miratimin e ligjeve dhe reformave të domosdoshme për vendin.

Qeveria e re po përballet me vështirësitë e sigurimit të shumicës së thjeshtë për shkak të mungesës së deputetëve për arsye objektive, por edhe përplasjeve të fundit mes parnterëve qeveritar, gjatë plotësimit të vendeve vakante në kabinetin qeveritar.

Agjencia e lajmeve INA mëson se kryeministri Zaev do të mundohet që disa ligje ti kaloj me numrin e deputetëve të VMRO-së, të cilët janë luhatur dhe nuk kanë qëndrime të njëjta me partinë amë.  Ali Ahmeti konsiderohet edhe si blegtor i zellshëm që kur ka kohë viziton stanet në bjeshkët e Zajazit. (INA)

(Autogoli është rubrikë për humor dhe satirë politike)

 

Loading...