Xhevdet Hajredini

Nga paraqitjet e kohëve të fundit të Ali Ahmetit fitohet përshtypje sikur i njëjti nuk është i vetëdijshëm se në zgjedhjet e 2016 për partinë e tij votuan vetëm 86000 votues, kurse për partitë tjera shqiptare si dhe për LSDM-n e Zaevit, 165000.
Ai e di shumë mirë, edhe pse shtiret sikur nuk e di, se shumica e atyre që kanë votuar për partinë e tij, janë ata të cilët paguhen nga buxheti i shtetit, duke mos u paraqit aspak në vende pune, dukuri e cila nuk ekziston, jo vetëm në shtetet anëtare të BE-s, por edhe askund në botë.
Në këtë rast bëhet fjalë edhe për një numër të madh të cilët, të grumbulluar shumëfish më tepër se sa është numri i nevojshëm, të cilët, poashtu, shërbejnë vetëm si kontigjent votuesish të sigurt të partisë.
Është për të ardhur keq se disa përfaqësues politik, opinionistë dhe gazetarë, me apo pa qëllim, më tepër në Shqipëri se sa në Kosovë, Ali Ahmetin vazhdojnë ta trajtojnë si “lider të shqiptarëve të Maqedonisë”. Ata bënë sikur nuk e dinë se numri I shqiptarëve të cilët I përfaqëson Ali Ahmeti nuk është shumë më i madh se ata të cilët i përfaqëson Zoran Zaevi.
Është e sigurt se Ali Ahmeti për këtë gjendje, në takimet e tij të shpeshta, nuk i informon “miqtë tanë ndërkombëtarë” as Ilir Metën, Edi Ramën dhe Blendi Fevziun. Kurse atyre as që ju intereson shumë.

Loading...