Maqedoni

Ali Ahmeti tregon se cilat hapa duhet t’i ndërmerr Qeveria e re

Ali-Ahmeti-780x439

Sot në ambasadën amerikane në Shkup, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar takim të përbashkët pune me zv.ambasadoren e SHBA në Shkup, Micaela Schweitzer-Bluhm dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

Siç njoftojnë nga BDI, Ahmeti bisedoi me bashkëbiseduesit rreth zhvillimeve në lidhje me formimin e qeverisë së re reformuese.

“Hapat e parë që do ti ndërmerr shumica e re parlamentare janë zgjidhja e ngërçit me pushtetin lokal si dhe shfuqizimi i testimit ekstern si dy çështje imediate.” ka thënë Ahmeti.

Ai ka përsëritur qëndrimin se “Bashkimi Demokratik për Integrim është i përkushtuar tërësisht për ti zbatuar reformat e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar, integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian, marrëdhënie të mira ndëretnike, por edhe zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.”

Siç njoftojnë nga BDI, Ahmeti ka theksuar se “në 16 vite veprimtarie në kuadër të BDI-së, asnjëherë nuk ka pasur zhgënjim në qëndrimet miqësore dhe dashamirëse të komunitetit ndërkombëtar, prandaj edhe kërkoi ndihmën e SHBA-ve dhe BE-së që të tejkalojmë sfidat para nesh dhe ta ndihmojnë integrimin e shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.”

To Top