Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se pas zyrtarizmit të Marrëveshjes për emrin me Greqinë, shqiptarët në dokumentet e udhëtimit, do të figurojnë si “Qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Sipas Ahmetit në çështjen e emrit, shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e problemit.

Problemi i kontestit të emrit me Greqinë nuk është problem i shqiptarëve. Ai është problem me komunitetit maqedonas. Kështu që pjesë e kontestit nuk ka qenë çështja e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë dhe mendoj se me këtë marrëveshje gjërat janë definuar dhe kanë rënë në vendin e duhur. Shqiptarët janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë – deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Loading...