Biznes

Alibaba thyen rekord, për një ditë shet mbi 13.4 miliardë dollarë

mw-df290_alibab_20150210221548_zh-e1478870999216-780x439

Gjigandi i tregtisë në rrjet, Alibaba ka thyer një rekord të ri; shitje në mbi 13.4 miliardë dollarë në një ditë të vetme. Rekordi vjen në “ditën e beqarëve”, ku uljet e çmimeve janë kthyer në një traditë tashmë.

Në më pak se 5 minutat e para të uljes së çmimeve, u shitën produkte për më shumë se 1 miliardë dollarë, ndërkohë që në 60 minutat e para u kalua shifra e 5 miliardë dollarëve. Eventi mbahet çdo vit më 11 nëntor, dhe zgjat plot 24 orë.

Rekordi i këtij viti, u thye 9 orë përpara përfundimit të eventit. Pavarësisht shifrave marramendëse, rritja është më e vogël se një vit më parë. Një vit më parë rritja fiksohej në 60 për qind, ndërkohë që këtë vit, nuk e tejkalon normën e 10 për qind.
Evenimenti mbahet që prej vitit 2009 dhe është një mundësi mjaft e mirë për industrinë e aparateve celularë, sidomos në Kinë, që të promovojnë produktet e tyre dhe të rrisin shitjet.

Forcimi i dollarit amerikan ndërkohë ka dëmtuar disi shitjet, pasi i bën produktet më të shtrenjta për klientët që blejnë me dollarë. “Dopio 11”, eventi i përvitshëm i grupit Alibaba vazhdon të prodhojë shifra më të larta se e “Premtja e Zezë” britanike dhe e “hëna kibernetike” në Shtetet e Bashkuara të marra së bashku.

To Top