Mbrojtësi i Kombëtares, Nase Aliji, doli sot në konferencën për shtyp para gazetarëve duke u shprehur tepër i lumtur për mundësinë që i ka dhënë trajneri Panuçi. 24-vjeçari nga Kumanova shikon si shans mjaft të mirë, fitimin e vendit titullar në Kombëtare.

Ramadani dhe Aliji

“Unë e shoh si një shans shumë të madh për mua, sepse Ansi nuk është i grumbulluar dhe mund të futem edhe në formacion. Këtu nuk po flas vetëm për këtë ndeshje, por edhe për të ardhmen.

Panuçi më ka ndihmuar shumë për të gjetur skuadrën time, pasi isha pa skuadër dhe prandaj dua të falenderoj. Trajneri më kë thënë që të stërvitem çdo ditë që të isha gati fizikisht gjithmonë për Kombëtaren. Tashmë jam në formë të mirë dhe në fund është trajneri është ai që vendos se kush do të luajë.  E kisha mundësinë edhe te Basel dhe tashmë jam gati fizikisht. Në fund do të jetë trajneri që do të vendosë për aktivizimin Ansi Agolli ka kaluar shumë vite te Kombëtarja, prandaj duhet vlerësuar, megjithatë në të dy kemi ndryshime nga njëri-tjetri.

Italianët kanë të njëjtën taktikë, prandaj nuk shoh shumë ndryshime mes Panuçit dhe De Biazit. Kam qenë 6 muaj pa ekip dhe për mua është një mundësi për të treguar sa vlejë jo vetëm për Kombëtaren, por edhe për Virtus Entelën”, u shpreh Aliji.

Loading...