Virtus Entella e futbollistit të Kombëtares shqiptare Naser Aliji ka rrëmbyer pothuajse pikët e mbijetesës në Serie B në Itali, pasi sot pasdite shënoi një fitore me vlerë të madhe kundër Pro Vercelli me rezultat 3-2.

Është interesant se skuadra e Naser Alijit ishte duke humbur me rezultat 0-2, por ata ia dolën që të përmbysin rezultatin dhe në fund të fitojnë takimin me rezultat 3-2.

Gjihthashtu gjatë rezultatit 2-2 ndaj Naser Alijit u shkaktua një penallti, por vendasit nuk ia arritën ta konvertojnë në gol, por pas pesë minutash është shënuar goli I triumfit. Pas javës së 37-të, Virtus Entella me 40 pikë të grumbulluara renditet në vendin e 17-të, ndërsa në pozitën e fundit gjendet Pro Vercelli./lajm

Loading...