Alili, kampion ballkanik për kadet

Besir Alili (-48kg) e ka fituar medaljen e artë në kampionatin ballkanik në mundje në Sarajevë të BH-së për kadetë. Në finale me rezultat 12-1 e mposhti turkun Isik, kurse më parë festoi ndaj mundësve bullgarë dhe të vendit tonë. Kjo është medalja e tij e dytë, pasi më herët fitoi të argjendtën për fëmijë.

Loading...