Alioski dhe Pandev thyen Armeninë (Video)

Maqedonia ka shënuar fitore kundër Armenisë në kuadrin e javës së dytë të Ligës së Kombeve, grupi 4, liga D, të dielën në Shkup. Goli I epërsisë erdhi në minutën e 14-t përmes penalltisë të cilën e realizoi shqiptari Ezgjan Alioski. Penalltia u shkaktua ndaj Pandevit.

Maqedonia dy herë rrezikoi portën e mysafirëve nga gjuajtjet e lira të cilat bukur i ekzekutuan Alioski dhe Bardhi. Në pjesën e dytë, të besuarit e trajnerit Angelovski shënuan edhe një gol, kësaj radhe përmes kapitenit Goran Pandev për rezultatin 2-0. Armenët janë përpjekur të shënojnë gol, krijuan disa gjysmëraste, por nuk ia dolën realizojnë.

Pas dy javësh, Maqedonia ka pikë maksimale, kurse Armenia mbetet me tre pikë.

Ndeshjen e ardhshme, Maqedonia e luan me 13 tetor në Shkup ndaj Lihtenshtajnit. /lajm

Loading...