Alioski e nis sezonin me asistim dhe fitore të Leeds United (Video)

Ezgjan Alioski e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri në Championchip në Angli. Në derbin e javës së parë Leeds United, nën drejtimin e trajnerit argjentinas, Marcelo Bielsa, mposhti Stoken me rezultat 3-1. Leeds United që në pjesën e parë kishte epërsi prej 2-0. Lojtari ynë dha një assist të bukur për spanjollin Hernandez, i cili shënoi për 1-0.

Në minutën e 14-t Klic e përfundoi aksionin e Saez.

Në pjesën e dytë Afobe zvogëloi për 2-1, kurse Kupar u kundërpërgjigj shpejtë me një gol të mrekullueshëm për 3-1.

Loading...