Dy gola në dy ndeshje për Maqedoninë dhe dy fitore në fillim të eliminatorëve të Ligës së Kombeve. Ky është bilansi i Ezgjan Alioski, i cili ishte ndër më të mirët edhe në përballjen e fundit kundër Armenisë (2-0). Futbollisti i Leeds United deklaron se kjo gjeneratë mund të arrijë dicka të madhe.

“Jam i lumtur për golat, por jam shumë më i lumtur për dy fitoret që i arritëm në fillim të Ligës së Kombeve. Dikujt mund ti duken të lehta, por më besonio se kemi dhënë maksimumin. Janë me rëndësi fitoret dhe për këtë të gjithë jemi të lumtur. Tani ndjehet një besim i madh mes nesh, dhe besoj se kjo gjeneratë mund të arrij dicka të madhe. Shkojmë hap pas hapi dhe duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet për të zënë vendin e parë në grup”, tha Alioski, i cili shënoi gol nga penalltia.

Foto;sport1.mk

Loading...