Alioski për Lajm: Ju rrëfej emocionet e golit dhe asisteve, ja si na motivon trajneri Bielsa

Një fillim ideal për të dhe skuadrën e Leeds United në Championchip në Angli. Dy ndeshje dhe dy fitore, gol dhe asiste për shqiptarin Ezgjan Alioski. Ky i fundit rrëfen për Lajm emocionet e fillimsezonit.

“Ne e kemi ditur se ndeshjet kundër Stoke dhe Derbyt nuk janë të lehta, por me kualitetin që posedojmë, me stafin teknik, me stervitjet që keni zhvilluar gjatë fazës përgatitore, të gjitha këto sollën suksesin e plotë në këto dy ndeshje të para”, deklaroi në fillim të intervistës për Lajm, Ezgjan Alioski.

Ai është shumë i lumtur për  golat dhe asistet.

“Jam shumë i lumtur për golin dhe asistet, megjithatë them se është vetëm fillimi i sezonit. Unë shpresoj të vazhdoj kështu si kam nisur”, shtoi anësori i Leeds United.

Për trajnerin Marcelo Bielsa thotë se është një strateg i veçantë.

“Çdo trajner e ka filozofinë e tij të punës, megjithatë Bielsa është dicka special. Ai dëshiron që të luaj futboll me presing, dhe fiikisht të shpejtë. Ai ka katër ndihmës të tij. Kur flet me Bielsën pas pesë sekondave e kupton se çka dëshirin të thotë”, tregon reprezentuesi i Maqedonisë.

Alioski thekson se edhe sivjet do të luftojnë për rikthim në elitën e futbollit anglez.

“Është herët të thuhet dicka, sepse është filimi i sezonit. Liga është shumë e fortë, por ne shpresojmë të jemi në mesin e 6 skuadrave të para. Jemi shumë të motivuar, dhe besojmë se me punë do të arrijmë objektivin tonë”, theksoi ai.

Alioski tregon se kush janë favoritët për titull në Championchip.

“Janë disa skuadra si: Aston Villa, Nottingham, ËBA, Stoke dhe mos ta harrojmë Leeds Unitedin”, vijon ai.

Bjondi shqiptar tregon se është kënaqësi e madhe të luash para tifozëve të Leeds.

“Është kënaqësi të luash para publikut tonë. Në miqësoren e fundit kundër Las Palmas kishte 11.000 tifozë. Janë tifozë që na duan me zemër dhe ne luajmë për ta”, përfundoi Ezgjan Alioski.

Leeds United, të martën, luan ndeshjen e kupës kundër Bolton, kurse në fundjavë e pret Rotteramin.

 

Loading...