Ezgjan Alioski, futbollisti shqiptar i Leeds United, të dielën fillon sezonin e dytë në Championchip në Angli, nën drejtimin e trajnerit argjentinas Marcelo Bielsa do të bëjnë përpjekje për tu ngjitur në Premierligë.
Alioski sezonin e kaluar për 3,5 milion funte kaloi nga Lugano e Zvicrës pati një sezon të mirë në fanellën e Leeds. Shënoi 7 gola në 42 ndeshje, kurse në muajin nëntor ishte zgjedhur lojtar i muajit te Leeds, dhe mori mirënjohje për golin më të bukur, por Leeds herët u dorëzua në garën për inkuadrim në elitën e futbollit anglez. Tani me Bielsën ambiciet e kluht për ngjitje në Premierligë janë rritur dukshëm. Alioski në prag të fillimit të sezonit të ri paralajmëroi se ekipi i tij është një “bombë” e kurdisur.
“Jemi stërvitur mirë, dhe tani jemi gati të eksplodojmë. Ne jemi si një bombë e kurdisur, e cila pret momentin për të eksploduar”, tha Alioski.

Reprezentuesi i Maqedonisë pranoi se asnjëherë deri tani nuk ka pasur përgatitje më të mundimshme të cilat janë zvilluar nën drejtimin e ishtrajnerit të Bilbaos, Lazios, Lilles, Marseilles.

“Kemi stërvitur gjatë tërë ditës! Unë nuk kam parë dicka të tillë në karrierën time. Shpresoj se pas gjithë kësaj që kemi punuar, në fund ta tregojmë në terren”, theksoi Alioski për “Bi-Bi-Si”.

Loading...