Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll po përgatitet për ndeshjen e 13 tetorit kundër Lihtenshtajnit në Shkup. Para këtij takimi foli Ezgjan Alioski.

“Ka ende ndeshje, me dy fitoret startuese asgjë nuk ka përfunduar. Kemi lojtarë të mirë, gjendemi në formë të mirë dhe tani na pret Lihtenshtajni. Patjetër ta fitojmë këtë ndeshje. Megjithatë, them asgjë nuk ka përfunduar. Dhe nuk do të jetë lehtë, pasi në futboll gjithcka është e mundur. Megjithatë, ne jemi më kualitativ, na është kthyer Hasani e Ademi. Duhet të kemi koncentrim sikur në dy ndeshjet e fundit. Nëse luajmë ashtu, sigurishtë do të fitojmë. Jam në formë të mirë, i kam shënuar dy gol në dy ndeshjet e para, por se s’është me rëndësi kush shënon gol, dëshirojmë  të fitojmë. Gjithsesi se dëshirojë të shënoj gol, por edhe nëse nuk shënoj do të isha i kënaqur me tre pikë”, tha Alioski.

Ndeshja Maqedonia-Lihtenshtajni do të luhet me 13 tetor, me fillim prej orës 20:45 në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup.

Loading...