Ezgjan Alioski e ka nis sezonin e ri në formë të shkëlqyeshme në fanellën e Leeds United. Futbollisti shqiptar realizoi gol të ri në fitoren 3-0 kundër Norëich. Alioski e shënoi golin e dytë dhe bëri një asist.

Leeds United pas javës së pestë ka katër fitore dhe një barazim, duke u gjendur në krye të renditjes.

“Kundër Norvichit se nisëm ndeshjen ashtu sic dëshiruam, por ia dolëm ti përballojmë presioinit fillestar dhe tani kthyem lojën në anën tonë, por ajo më së shumti më gëzon është që luajmë futboll të bukur, krijojmë raste, shënojmë gola dhe të gjithë po kënaqen në ndeshjet tona. Sigurisht meritat më të mëdha i takojnë Marcelo Bielsës, nëse e shikoni ekipin nuk kemi shumë ndryshime në 11-shin e parë, dhe po luajmë shumë më mirë. Nuk ka dyshim se trajneri i ri ka sjell filozofi të vevantë futbolli, si deh mentalitet fituesi”, tha Alioski.

Ai shtoi se ky fillim i shkëlqyeshëm nuk është befasi për ta.

“Dallimi është në stërvitje, aq shumë mund, por në ndeshje po japin rezultat. Gjatë gjithë përgatitjeve kemi punuar si të çmendur. Gjithsesi jemi të lumtur që kështu kemi nisur, por është herët për ndonjë eufori të madhe. Mezi e presim ndeshjen e ardhshme kundër Middlesbrough F.C., i pari dhe i dyti në tabelë, është ndeshje që dëshirojmë ta fitojmë që të përforcohemi në krye të tabelës”, theksoi Alioski.

Loading...