“Ai më jep gjithmonë ëmbëlsira në mirënjohje për të bërë një ushqim të mirë për të”, thotë Besniku. “Ekipi në kopshtin e birrës në Mynih është i madh”, vazhdon ai më tej.

Në restorantin gjerman “Kopshti i birrës” janë të angazhuar edhe shqiptarë, në mesin e tyre Almir Ceka (37) dhe Besnik Burrniku (29). Vendi është i vizituar shumë për shkak të rëndësisë së tij historike si dhe vendit strategjik të lokalit, i cili është i hapur që nga fillimi i hershëm i viti e deri në vjeshtë.

Gjithçka shkonte si është më së miri, përderisa në lokal erdhi një zarf i çuditshëm. Papritmas, Almiri një ditë pranon një zarf dhe kur e hap ate, mbetet pa fjalë duke i shkuar nëpër mendje se dikush donte t`i bënte atentat me letër kërcënuese. Në zarf ka qenë një thikë kuzhine dhe pasi fillimisht u frikësua, ai ia dha letrën shefit të tij për ta lexuar. Pasi lexoi letrën në fjalë, shefit i shkoi buza në gaz. Gjatë një tollovie që kishte pasur me porositë e mysafirëve në restorant, duke pastruar tavolinën e ushqimit, Almirit i kishte rënë një thikë nga tryeza aq shpejt, sa që ishte futur në shportën për piknik të mysafirit. Gabimin e Almirit, mysafiri e kishte vërejtur në shtëpi dhe menjëherë merr një zarf dhe ia kthen prapa thikën, duke mos pasur kohë të mjaftueshme të shkojë në restorant: “Është një rast unik”, ka thënë Almiri për “Merkur.de”, përcjell Albinfo.ch. Në kopshtin e birrës në Mynih të familjes Steinberg, Almiri ka punuar për 18 vite me radhë dhe asnjëherë nuk i kishte ndodhur një gjë e tillë. “Njerëzit janë pothuajse të gjithë me një humor të mirë dhe miqësor”, thotë Ceka.

Nga ana tjetër, Besnik Burrniku nga Kosova e bën punën e tij si kuzhinier. Që nga rihapja e këtij lokali vitin e kaluar, ai ka qenë anëtar i ekipit. Së bashku me drejtorin e tij të kuzhinës Piersandro Pieli (52), një italian i lindur nga Milano, ai përgatitë ushqime të mrekullueshme të përditshme. Kuzhina e tyre është multikulturore: “Ai më mëson sofistikimin e kuzhinës italiane të Mesdheut, ndërsa unë e mbështes atë me enët bavareze”, thotë 29-vjeçari. Pas të gjithave, në të kaluarën Besniku kishte punuar ekskluzivisht në restorante bavareze, për herë të fundit në Ritter-Hilprand-Hof në Taufkirchen.

Gëzimi më i madh i Besnikut është kur të ftuarit e tij e lavdërojnë për ushqimet e shijshme. Për shembull, një shtetas i moshuar 80 vjeçar, i cili rregullisht vjen në fasane për drekë sepse nuk i pëlqen të gatuajë vetë. “Ai më jep gjithmonë ëmbëlsira në mirënjohje për të bërë një ushqim të mirë për të”, thotë Besniku. “Ekipi në kopshtin e birrës në Mynih është i madh”, vazhdon ai më tej. “Ne jemi rritur shumë vetëm brenda një viti dhe Piersandro dhe unë jemi duet i përkryer në kuzhinë”.

Loading...