Gjyla Çeliku
Njëherë mezi marrin guximin të thirrin të mjerat policinë, kur thirrin policinë, policia jonë e merr normale dhunën, sidomos ndaj grave, bile jam shumë e bindur që pastaj me njëri tjetrin bëjnë hajgare “E ka lyp, e ka gjet”, ose “Gruan n’mend e bie vetëm dajaku”, ose “Çoteku ka lind në xhenet”, kështu përfundojnë shumë raste të grave tona në shtetet tona, të dhunuara dhe pastaj të vrara, sepse nuk ka polici me siguri në këtë shtet.
Pavarësisht rrethanave dhe gjendjes mentale të burrit, gruaja shkoi, ai në arrati, policia në hutiiii!!! Pse policia s’e merr seriozisht dhunën ndaj grave, apo të dhunshëm janë vetë? Pse policia një dokumentacion të nevojshëm nuk mund t’i ofrojë një gruaje që është dhunuar fizikisht? Sepse ajo më nuk e ka mbrojtje burrin dhe duhet edhe në forma psikike të dhunohet nga policia, nuk flas kot, por me fakte ku për rastin që e ka marrë shoqata jonë Humanizmi FSHKQJ Femrat Shqiptare Kudo Qe Jane, zonja është dashur të rrijë dyerëve të policisë me ditë të tëra dhe deri sa intervenova unë asgjë s’bëri. Sa e dhimbshme! Tash ku ngelet përgjegjësia? Ju jeni burra që ju kanë lindur nënat, keni motra dhe gratë e juaja në shtëpi, si do ndjeheshit ju t’ju kishte ndodhur juve kjo situatë? A e posedoni përgjegjësi? Ajo shkoi s’do kthehet më, ju do keni raste të njejta përsëri, ndaj konsideroni gruan si qenie njerëzore dhe me rëndësi në këtë shoqëri, sepse ajo është themeli i shoqërisë dhe bukuria e gjithësisë!
I lehtë të qoftë dheu zonjë shqiptare tetovare, ti kërkove n’polici shpëtim, por nuk të ndihmuan dhe uroj që ta gjesh në amshim!
Prehu në paqe!

Loading...