Një ish-pilot i Formula 1 është renditur i pari sot në testet 3-ditore që po zhvillohen për garën “24 orë të Daytona”, por ai nuk është Fernando Alonso, që do të debutojë në këtë disiplinë. Piloti spanjoll i Mclaren u rendit i 12-ti në përfundim të provave me makinën Ligier JS P 217 e skuadrës “United Motorsport”, ndërsa kohën më të shpejtë e dha Felipe Nasr. Gara “24 orët e Daytona” do të zhvillohet më datën 27 janar dhe Alonso do të garojë me makinën nëe shefit të McLaren, një debutim për të në këtë disiplinë.

354144_TS_09-01-18_2042522881_-768x464

Koha që Alonso dha në provat e sotme ishte 1’3&”515, me 1.7 skeonda pas Nasr, por ajo që ra në sy ishte përmirësimi i kohëve të spanjollit, që gradualisht po ambientohet me makinën e re. Më së shumti, 2 herë kampioni i botës në Formula 1 u ambientua me kushtet e kësaj gare, pasi në pistë do të jenë edhe gjatë natës. “Këto ishin vetëm testet e para dhe më së shumti doja të ambientohesha me pistën dhe kushtet e garës. Nuk kam bërë shumë xhiro, por jam gati”, tha Alonso.

alonso

Loading...