Alpaj Jusuf nënshkruan për Sileksin

Mesfushori defensiv kumanovar, Alpaj Jusuf, ka kaluar në Ligën e parë të Maqedonisë në futboll.
20­-vjeçari ka firmosur një kontratë një­vjeçare me mundësi vazhdimi me skuadrën e Sileksit nga Kratova.
Para se të transferohet te Sileksi, ai ishte pjesë e Llokomotivës nga Shkupi dhe së fundmi ka stërvitur me Goblenin e Kumanovës.

Jusuf është shprehur shumë i kënaqur për kalimin te Sileksi, duke falënderuar drejtuesit e skuadrës së re për mikrpitjen e ofruar.

“Në radhë të parë falënderoj trajnerin Zhikica Tasevski, i cili më ka pritur shumë mirë në skuadër dhe për mbështetjen që më dha. Falënderoj edhe të gjithë lojtarët në ekip, dhe stafin drejtues të Sileksit për respektin që ma bënë. Kam nënshkruar për një vit, me mundësi vazhdimi. Për mua është kënaqësi të jem pjesë e kësaj skuadre që gëzon respekt në elitën e futbollit vendor. Tani s’më mbetet tjetër përvec se të angazhohem maksimalishtë dhe të fitoj e besimin e dhënë nga stafi teknik. Shpresoj se në fillim të mbarë të kampionatit dhe të arrijmë objektivat e ekipit në kampionatin e ri”, tha për Lajm, mbrojtësi i talentuar Alpaj Jusuf.

Ky ifundit rastin e parë për të luajtur për skuadrën e re e ka nesër në ndeshjen miqësore kundër Rudar nga Probishtipi.

Loading...