Ambasada amerikane reagon për këshilltarët e Zaevit – Hoxhën dhe Boshkovskin

Reagon Ambasada Aemrikane në Shkup, lidhur me punësimet në kabinetin qeveritar, ku dy prej tyre gjenden në listën e zezë të SHBA-ve.

Pas emërimit të këshilltarëve të posaçëm Lube Boshkovski dhe bashkëpunëtorit të jashtëm Xhezair Shaqiri, nga përfaqësia diplomatike amerikane, për TV21 konfirmojnë se deri tek Qeveria e Maqedonisë kanë shprehur shqetësimet, siç thuhet në komunikatë, se shohin probleme me zyrtarët e emëruar.

“Zyrtarët e SHBA-së nuk përjashtojnë mundësinë e ballafaqimit me individët në Listën e kontrollit të pasurive të huaja të shtetasve të posatçëm të përcaktuar (SDN) dhe Personave të Bllokuar. Lista SDN është një mjet i rëndësishëm që përdoret për bllokimin e aseteve dhe kufizimet e udhëtimit për të përmbushur politikën e jashtme dhe qëllimet e sigurisë kombëtare të SHBA-ve”, thuhet në komunikatën e Ambasadës Amerikane në Shkup.

Loading...