Ambasada e SHBA-së: Janë të mirëseardhura të gjitha pyetjet nga Kongresi

Janë të mirëseardhura të gjitha pyetjet nga Kongresi, thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA-së në Maqedoni në letrën e senatorit amerikan Majk Li dërguar ambasadorit amerikan në Shkup, Xhes Bejli.

“Janë të mirëseardhura të gjitha pyetjet nga Kongresi dhe mundësia të sigurojmë informacione për aktivitetet tona dhe kontekstin në të cilin punojmë që t’i arrijmë synimet e politikës së jashtme të SHBA-së”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Senatori amerikan Majk Li u drejtua me letër deri tek ambasadori amerikan në Maqedoni që të sqaroj cili ka qenë rolin e ambasadës në formimin e Qeverisë së re si dhe involvimin e Fondacionit Instituti për shoqëri të hapur dhe zbatimin e programeve të USAID-it.

“Ky është një moment kritik për Maqedoninë derisa zyrtarët e zgjedhur bëjnë negociata për Qeverinë  e re. Për fat të keq, mori raporte të besueshme se misioni i SHBA-së në Maqedoni në mënyrë aktive është përfshirë në politikën e Maqedonisë si dhe në formimin e ambientit mediatik dhe shoqërisë civile, shpesh duke favorizuar grupe të një bindje politike para tjerëve. Këtu raporte janë dekurajuese dhe nëse janë të saktë, atëherë me të vërtetë janë problematik”, thuhet në letër.

Loading...