Informacion i rëndësishëm lidhur me procedurën e marrjes së vizës për punësim në Gjermani
Për shkak të lajmeve të shumta lidhur me procedurën e marrjes së vizës për punësim në Gjermani që kohëve të fundit qarkullojnë nëpër media, Ambasada informon me sa vijon:
Lajmet lidhur me gjoja ligjin e ri i cili hyn në fuqi më 1.1.2019 dhe i cili qytetarëve të shteteve jo anëtare të BE-së, me të njëjtat kushte si qytetarëve të BE-së, u mundëson të ushtrojnë një veprimtari në ndonjë shtet të BE-së, nuk janë të sakta, transmeton Gazeta Lajm.
“Qytetarët e shteteve jo anëtare të BE-së, si edhe deri tani – por edhe pas 1.1.2019 – duhet të pajisen me vizë valide për punësim në Gjermani. Kërkesa për këtë lloj vize parashtrohet vetëm në Ambasadën Gjermane në Shkup dhe viza merret gjithashtu vetëm në Ambasadë.
Ambasada edhe njëherë rikujton se ajo nuk bashkëpunon me ndërmjetësues ose agjensione. Aq më tepër kur përmes tyre nuk mund të caktohet termin më herët dhe nuk mund të përshpejtohet procedura e vizës. Taksa për vizë është zakonisht 75,- euro dhe paguhet me para në dorë (vetëm në euro) në sportel gjatë parashtrimit të kërkesës. Taksa plotësues në Zyrën e vizave nuk nevojiten. Formularët për viza, fletë-informacionet si dhe caktimi i terminit janë falas.
Ju lutemi informohuni në veb faqen e Ambasadës Gjermane lidhur me kushtet dhe kohën e pritjes për marrjen e vizës për punësim”, thuhet në njoftim.

Loading...