Ambasadorët e SHBA-së në Kosovë dhe Serbi reagojnë për ndalesën e karateistëve kosovarë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie dhe ai në Serbi, Kyle Scott, kanë dënuar veprimin e autoriteteve serbe për të penguar karateistët kosovarë që të marrin pjesë në Kampionatin Evropian në Novi Sad.

“Normalizimi i marrëdhënieve së paku do të nënkuptonte që atletët e rinj, pavarësisht përkatësisë etnike të ishin të lirë për të garuar në gara ndërkombëtare”, ka shkruar Scott, në Twitter, tekst të cilin e ka rishpërndarë edhe Delawie, përcjell Klan Kosova.

“Shumë pikëlluese të shohësh ëndrrat e tyre të thyen nga politika ndërkombëtare mbi të cilën ata nuk kanë protokoll”./Klan Kosova/

Loading...