Ambasadori amerikan në Beograd: Kompanitë amerikane në Serbi kanë punësuar 20,000 vetë

Ambasadori i ShBA-së në Serbi Kyle Scott tha sot për Radio Beograd se duke shënuar 100 vjet që kur flamuri serb u vu mbi Shtëpinë e Bardhë është një mundësi për të kujtuar dy popujt me lidhje të forta historike dhe kulturore.
Ai vuri në dukje se është e rëndësishme që së bashku serbët dhe amerikanët përsëri të angazhohen në miqësi dhe bashkëpunim.

Scott kujtoi se ish presidenti i SHBA Woodrow Wilson urdhëroi instalimin e flamurit serb për shkak të miqësisë së tij të ngushtë me Mihail Pupin. “Wilson e kuptoi atë që populli serb vuajti gjatë Luftës së Parë Botërore dhe donte të nderojë viktimat serbe”, tha Scott.

“Dua të theksoj se ky lloj nderimi simbolik ka ndodhur vetëm dy herë në historinë e Shteteve të Bashkuara, në fakt duke ngritur flamurin serb, ishte hera e parë në historinë amerikane që në këtë mënyrë presidenti vendosi të tregojë respekt për një komb tjetër”, tha ambasadori i SHBA.

Scott vlerësoi se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Serbinë në përpjekjet e saj për të zbatuar reformat e nevojshme dhe hyrjen në Bashkimin Evropian (BE), raportoi “Danas”, transmeton Periskopi.

“Në këtë shekull të ri, qeveria amerikane ka siguruar më shumë se një miliardë dollarë ndihmë në të gjithë vendin, ndërsa organizatat bamirëse private të vendit tim vazhdojnë të mbështesin sistemin tuaj të kujdesit shëndetësor dhe ata që kanë nevojë për ndihmë”, tha Scott.

Ai shtoi se kompanitë amerikane në Serbi punësojnë 20,000 qytetarë serbë. /periskopi

Loading...