Ambasadori francez në Maqedoni Kristian Timonier vlerëson se vendi nuk është në krizë politike, transmeton Alsat-M.

Sipas tij, zgjatja e procesit të formimit të Qeverisë së re është praktikë demokratike. Megjithatë ai porosit që të mos humbet kohë kot dhe ka theksuar përkrahjen e shtetit francez ndaj Maqedonisë në këtë proces.

“Besoj që nuk duhet të dramatizohet situata, sepse është mësim nga demokracia që të merret pak kohë për të krijuar një qeverisje. Pra nuk jeni në gjendje krize, por megjithatë nuk duhet të humbet koha, sepse historia ecën shpejt”, deklaroi Kristian Timonier, Ambasador i Francës në Maqedoni.

Loading...