Ambasadori i Meksikës në Serbi, Marko Antonio Garcia Blank, në një takim me grupin Parlamentar të Miqësisë me Meksikën në Serbi, ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë integritetin territorial të Serbisë dhe të përpiqet të kontribuojë në ruajtjen e interesave të saj, në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Kështu ka thënë ambasadori i Meksikës në Serbi, Marko Antonio Garcia Blank. Ai ka theksuar se Meksika do t’i ruajë interesat me Serbinë sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe UNESCO-n, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Kryetarja e këtij Grupi Parlamentar, Ana Ciric, ka falënderuar mbështetjen e Meksikës në mbrojtjen e territorit, por edhe për mbështetjen që po ia jep ky shtet Serbisë për të mos e mbështetur Kosovën në anëtarësimin e saj në UNESCO.

Loading...