Qeveria shqiptare nuk e shikon me simpati marrëveshjen Maqedoni-Greqi, sepse ajo është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit? Kjo mund të konstatohet nga pëlqimi që i ka bërë në Twitter ambasadori shqiptar në Maqedoni, Fatos Reka “cicerrimes” së IZenkut, ku ai konstaton se marrëveshja Maqedoni-Greqi e njohur si “Marrëveshja e Prespës” është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit. Siç mund të shihni më poshtë, “cicerrima” e pelqyer nga ambasadori Reka poashtu konstaton se Shqipëria është bë anëtare e NATO-s me Kushtetutën që e obligon të përkujdeset edhe për shqiptarët jashtë kufijve administrativ, shkruajnë disa portale. A mund të jetë “pëlqim” pa dashje, apo ndonjë profil i falsifikuar i ambasadorit shqiptar, mbetet të sqarohet nesër e tutje. Megjithatë, opinioni e din se në nenshkrimin e Marrëveshjes së Prespës nuk ndodhi prezenca e paralajmëruar e kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Poashtu opinioni është dëshmitar edhe i sulmit të ashpër të analistit Koço Danaj ndaj zv/kryeministrit për eurointegrime në qeverinë e Maqedonisë, Bujar Osmani, i cili e arsyetoi mos permendjen e shqiptarëve në marrëveshjen Maqedoni-Greqi. Danaj konsiderohet si analist i afërt me qeverinë majtiste në Tiranë.

Loading...