Shkup, 15 korrik – Ambasadorja e Francës në Maqedonia, Lorans Oer, me dhimbje të madh shpreh pikëllimin e saj dhe të shtetit francez për viktimat e shumta të mbytura në Nica të Francës. Duke u shpreh se nga ky akt e gjithë Franca është në ditë zie, sepse tashmë janë vra shumë fëmijë të pafajshëm, gra dhe bura.

Oer fillimisht nga kjo fatkeqësi ka informuar qytetarët e Maqedonisë, se në mesin e të vdekurve nuk ka asnjë qytetar nga Maqedonia, mirëpo informon se tani në Pariz është hapur një linjë telefonike urgjente nga e cila do të informohen qytetarët për çfarëdo informacione që janë të interesuar për familjarët e tyre.

Ajo theksoi se në kërkesë të presidentit francez Fransoa Oland në të gjitha ambasadat e tyre do të shpallet Ditë zie në tre ditët e ardhshme, ndërsa do të hapet edhe Libër zie për të gjithë ata të cilët do të duan të nënshkruhen në të.

Oer tha se sulmuesi është identifikuar dhe se bëhet fjalë për shtetas francez-tunizian i moshës 31 vjeçare, i cili ka vendosur për akt të vërtetë terrorist-islamik.

“Të hysh në turmën e njerëzve me kamion pas përfundimit të parakalimit dhe në momentin e fishekzjarrëve me rastin e festimit të shëtitores së quajtur ‘Promenad dez Angle’ është me të vërtetë diçka ,e një simbolikë të madhe. Fakti që atentati ka ndodhur më 14 korrik është me një barrë të veçantë për ne sepse tani më një kohë të gjatë bëjmë përpjekje në luftën kundër akteve të tilla veçanërisht pas sulmit terrorist në Sharli Ebdo, i cili ndodhi më 7 janar të vitit 2015 dhe pastaj edhe sulmet terroriste në Paris më 13 nëntor në të njëjtin vit. Prej atëherë vazhdimisht siguria në Francë është rritur, veçanërisht ishim të kujdesshëm gjatë Kampionatit Evropian në Futboll, por edhe gjatë organizimit të Samitit për Ballkanin Perëndimor në të cilin jemi veçanërisht krenarë. Por, megjithatë të bëhet sulm në ditën e festës kombëtare franceze – Në ditën e lirisë është me të vërtetë plot me simbolikë për ne sepse bëhet fjalë për simbolikën e Republikës së Francës kur një numër i madh i të huajve, një numër i madh i turistëve, por edhe banorë të Nicas ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes në qytetin përskaj Detit Mesdhe. Ajo që mund të them është se do të përgjigjemi më së miri që mundemi përmes hetimit, por gjithashtu do të japin gjithçka nga vetja që në të ardhmen të mos përsëriten ngjatje të tilla”, tha Oer.
Ajo theksoi se Franca nuk do të lëshoëj pe para luftës kundër terrorizmit për çka, tha, është e nevojshme bashkëpunim gjithëpërfshirës ndërkombëtar me aleatët dhe partnerët sepse, thotë, shumë mirë jemi në dijeni se paraqesim cak, jo si individë, por si sistem i vlerave të cilin e posedojmë.

“Prandaj do të përgjigjemi sepse nuk dëshirojmë më të ndodh që të vdesin njerëz të pafajshëm. Prandaj edhe bashkësia ndërkombëtare është e nevojshme më shumë se asnjëherë në këtë moment i cili gjithashtu është i mbështetur edhe me solidaritet të madh nga të gjitha palët. Porosi ngushëlluese kanë ardhur edhe nga presidenti Gjorge Ivanov, nga partitë politike, nga ministrat… Këto porosi solidariteti me të vërtetë janë të nevojshme për ne në këto momente të vështira dhe prandaj tregojmë mirënjohje të madhe për Republikën e Maqedonisë”, tha Oer.

Sipas paralajmërimeve prej nesër, pra tre ditët e ardhshme do të shpallet Ditë zie në Ambasadë, ndërsa të hënën deri të mërkurën në kohën nga ora 10:00 deri në orën 13:00 do të hapet Libri i zisë për të gjithë ata që duan të shprehin ngushëllime.

Loading...