Deputeti dhe kryetari i RDK-së, Vesel Memedi mbajti fjalim lidhur me rëndësinë e Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë. Memedi mes tjerash tha se marrëveshja ka rëndësi për maqedonasit, shqiptarët, turqit dhe komunitetet tjera.
Ndaj fjalimit të Memedit ka replikuar deputeti Amdi Bajram, shkruan Gazeta Lajm. Bajram është shprehur i revoltuar për shkak se Memedi, njësoj sikur shumë deputetë tjerë, kur flasin numërojnë tre komunitete. Ai kërkoi që herave tjera të përmendet edhe komuniteti rom. “Mos numëroni vetëm deri në tre”, regoi Bajram. Ai njoftoi se do të votojë Marrëveshjen për emrin dhe u bëri apel gjithë romëve të votojnë në referendum.
“Ja optimist 72 deri 75 për qind se referendumi do të jetë i suksesshëm”, tha Bajram.
Videon mund ta percillni ne kete Link.

Loading...