Amela Sogojeva 10 vjeçare, promovon librin e parë “Dua” (Foto)

Të festosh brenda një dite tri ngjarje të rëndësishme nuk ndodh shpesh. Por një ditë të tillë e pati dje Amela Sogojeva nga fshati Grabovc i Fushë-Kosovës.

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve (1 Qershor) dhe në ditëlindjen e saj të 10-të Amela, që është mbesa e ish-komandantit të UÇK-së Abedin Sogojeva, promovoi librin e saj të parë me poezi, të titulluar “Dua”, njofton Click Channel.

Libri përmban 42 poezi dhe u dedikohet dy gjyshërve të autores, njëri komandant dhe tjetri mësues. Disa nga poezitë janë: “Dua”, “Gjyshërit e mi”, “Gjyshja”, “Mësuesja”, “Libri”, “Shkolla”, “Lapsi”, “Goma”, “Vendlindja ime”. Disa nga poezitë kanë edhe ilustrime.

Promovimi i librit u mbajt dje në Fushë-Kosovë, ku ishin të pranishëm moshatarë të Amelës, familjarë të saj e dashamirë të librit.

Amela është duke u përgatitur edhe për botimet e saj të radhës.

Loading...