Goditja me kokë në futboll do të jetë e ndaluar në Amerikë për fëmijët nën moshën 10 vjeç për të parandaluar dëmtimet që mund të shkaktohen nga ky veprim. Rregulli i ri, i rekomanduar nga Federata Amerikane e Futbollit, është pjesë e një nisme që synon të ndihmojë uljen e dëmtimeve në kokë që janë verifikuar nëpër shkolla në vitet e fundit.

Një vendim i gjykatës ka urdhëruar Federatën Amerikane të Futbollit që të marrë masa për të parandaluar 50.000 dëmtimet e regjistruara në ndeshjet e futbollit të gjimnazeve në vitin 2010-të. Në gusht të 2014-ës, një grup i përbërë nga ish-lojtarë të ekipeve të moshave dhe prindërit e tyre kanë hedhur në gjyq Federatën Amerikane dhe FIFA-n me kërkesën për të marrë masa ndaj dëmtimeve që shkaktonin goditjet e topit me kokë.

Denoncimi nuk është bërë për të siguruar një dëmshpërblim ekonomik, por vetëm për të marrë një premtim se rregullat do të ndryshohen dhe ndryshimi kryesor është ai i ndalimit të fëmijëve nën 11 vjeç që të godasin topin me kokë. Edhe numri i seancave stërvitore ku lojtarët e rinj praktikojnë goditjen me kokë do të ulet.

Gerrard

Loading...