Amerika heq vizat për Maqedoninë, e vërtetë, apo gënjeshtër e re?!

Në disa portale po qarkullon informacion se gjoja presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që lejon qytetarët e Maqedonisë të udhëtojnë në Amerikë pa viza.

Urdhëri I ri I ardhur ka ndryshuar politikat e vizës për Maqedoninë, I cili I lejon qytetarët e Maqedonisë të qëndrojnë në SHBA për një periudhë prej 180 ditësh për qëllime biznesi dhe turizmi.

Për personat që dëshirojnë qëndrim më të gjatë se 180 ditë marrja e vizës do të jetë e nevojshme
Trump thotë se ky akt do të forcojë tregtinë mes Maqedonisë dhe Amerikës.

Përveç kësaj, ka disa kushte, qytetarët e Maqedonisë që posedojnë dy nënshtetësi do të kenë të ndaluar hyrjen në SHBA nëse kanë pasaportë nga Siria, Iraku, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni, 6 shtetet me shumicë të konsiderueshme muslimane.

Informacion i ngjashëm u paraqit edhe vitin e kaluar mirëpo u demantua nga ambasada amerikane. Tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar lidhur  me informacionin e fundit.

Loading...