Amir Elezi: BDI është në panik, vetëm BESA ka ngritje rejtingu këtë e dëshmoi edhe Instituti Amerikan – NDI

Amir Elezi nga Lëvizja BESA, sonte është i ftuar në emisionin Rruga Drejt, ku ndër të tjera ka potencuar se BDI është në panikë të thellë, pasi edhe në anketat e brendshme që po realizon, por edhe ajo e institutit amerikan NDI, tregoi se vetëm BESA ka rritje pas zgjedhjeve parlamentare.

Tutje Elezi ka thënë se në dalje të Parlamentit, deputetët e Lëvizjes BESA kanë qenë më të rrezikuarit shkaku se janë ballafaquar drejtpërdrejtë me turmën e cila më pas është vërsulur drejt dyerve të parlamentit. Ka qenë fat që ata kanë shpëtuar në momentet e fundit nga kthetrat e huliganëve maqedonas sepse përndryshe, sot do të bëhej një diskutim krejtësisht tjetër.

Loading...