Zgjidhja për implementimin e marrëveshjes së Prespës dhe debllokimin e proceseve integruese do të gjindet në Kuvend, vlerësojnë analistët politik të cilët ishin të ftuar në emisionin e mbrëmshëm “Studio e Hapur” në Televizionin Shenja. Ata janë të bindur se do të gjinden 10 deputetët e nevojshëm për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Analisti Nijazi Muhamedi tha se faktori ndërkombëtar do të insistojë deri në momentin e fundit që të miratohen ndryshimet, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas tij, mund vetëm ta komplikojnë situatën.

Nijazi Muhameti, analist

“Unë mendoj se faktori i jashtëm do të insistojë deri në sekondën e fundit që të ndodhin ndryshimet kushtetuese, ndërsa ajo pjesa tjetër për zgjedhje mund të problematizohet me marrëveshjen e Përzhinos. Një herë e kanë nënshkruar këto dhe nuk mund t’i largohen asaj marrëveshje”

Gazetari Naser Selmani thotë se jo vetëm në VMRO-DPMNE, por edhe brenda LSDM-së ka struktura që dëshirojnë të obstruojnë Marrëveshjen e Prespës, por është i bindur se nuk do t’ia arrijnë këtij qëllimi. Sipas tij mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese do t’ju kushtojë shtrenjtë fillimisht vetë partive politike.

Naser Selmani, gazetar

“Zaevi le ta vazhdojë procesin, ato 10 deputet do të gjinden në Kuvend. Nëse këto mendojnë ta obstruojnë procesin në Kuvend mendoj se rrezikojnë shumë, bile t’i ekspozohen një situate shumë të rrezikshme. Mund të pësojmë të gjithë, por ata do të pësojnë më së shumti, e kam fjalën për elitat politike maqedonase”

Edhe analisti Albert Musliu është i bindur se faktori ndërkombëtarë do të luajë rol të rëndësishëm në krijimin e shumicës së nevojshe, por fillimisht thotë se 10 deputetëve do të duhet t’ju garantohet siguria personale dhe familjare.

Albert Musliu, analist

“Besoj se do të arrjnë në bashkëpunim me partnerët tonë ndërkombëtarë që t’i bindin dhe ti sigurojnë ata deputet që janë të gatshëm. Ne nuk mund të themi se në VMRO të gjithë janë të orientuar kah lindja, ajo parti që prej ditës së parë të ekzistimin e vetë ishte parti që promovonte perëndimin. Ashtuqë besoj se do tu sigurojnë atij grupi I cili është I gatshëmj t’I përmbaje këto ndryshimet kushtetuese dhe implementimin e marrëveshjes së Prespës që ta kryjnë atë detyrë”

Të ftuarit në emisionin e mbrëmshëm “Studio e hapur” diskutuan edhe rreth dyshimeve edhe për statusin juridiko-kushtetues të shqiptarëve, por megjithatë ata thanë se subjektet politike shqiptare nuk guxojnë të lejojnë që të bëhen alibi për dështimin e marrëveshjes që i hap vendit rrugën për integrim në BE dhe NATO.

Arben Zeqiri /SHENJA/

Loading...