Një VMRO-DPMNE e dobsuar dhe ndasitë e thella ndërpartiake në kampin politik shqiptar, i lënë hapsirë LSDM-së që pasi të jenë miratuar ndryshimet kushtetuese të mendojë edhe për zgjedhje të parakohëshme, kështu vlerëson në një prononcim për Zhurnal, gazetari dhe opinionisti Naim Sinani.

“LSDM dhe lideri i tyre Zoran Zaev në këto rrethana mund të llogarisin të përfitoj më shum vota edhe nga votuesit maqedonas edhe nga ato shqiptar. Ndërsa vendimet populiste që kanë të bëjnë me rritje të ndihmës sociale, rritje të subvencioneve apo pagave, vetëm e përforcojnë pozicionin e LSDM-së dhe kryeminsitrit Zaev që sëbashku me zgjedhjet presidenciale vendi të shkojë edhe në zgjedhje parlamentare. Por nëse Zaev vendos ta çoj vendin në zgjedhje të parakohëshme mesiguri do të synojë që partia e tij të fitojë dy të tretat e deputetëve, ku do të rritej edhe numri i deputetëve shqiptar”, deklaroi Sinani për Zhurnal.

Sipas tij, në atë rast mund të ndodhë që për herë të parë në historinë e vendit në koalicionin qeveritar të mos ketë parti shqiptare, pasi LSDM pozicionet në egzekutiv do ti rezervonte për kuadrot shqiptar të kësaj partie.

Loading...