Maqedoni

Analistët: Zaev ta shkarkojë Osmanin, degradoi eurointegrimet për pozitën shef i shtabit komunal

osmani 234

 

Zëvendës kryeministri Bujar Osmani ka degraduar postin e zëvendës kryeministrit për eurointegrime, duke vendosur që të marrë pushim dhe 20 ditë të angazhohet si shef i shtabit komunal zgjedhor të BDI-së në Çair, vlerësojnë analistët shqiptarë.

“Të pezullosh postin e zëvendës kryeministrit për eurointegrime që të bëhesh shef i një shtabi zgjedhor komunal, është degradim maksimal edhe i postit por edhe i procesit evropintegrues. Kjo në fakt zbulon se BDI eurointegrimet i ka vetëm për muhabet dhe nuk i konsideron si proces serioz për ardhmërinë e Maqedonisë”, thotë për Gazetën Lajm analisti Arsim Avniu.

Analistët poashtu vlerësojnë se Osmani duke mos dhënë dorëheqje, por duke vendosur të marrë pushim vjetor bën shkelje të rëndë të rekomandimeve të Pribes, që janë edhe rekomandime të Brukselit, për ndarje të partisë nga shteti.

“Kjo tregon se pa shfrytëzimin e resurseve shtetërore në funksion të fushatës, BDI nuk mund të fitojë asnjë komunë. Por kësaj radhe mendoj se as kjo nuk do t’i ndihmojë BDI-së, por do të ketë kundërefekt”, thekson Avniu.

Ai vlerëson se pas vendimit të Osmanit që të marrë pushimin vjetor, pa kaluar një muaj nga pushimi kolektiv i qeverisë, kryeministri Zoran Zaev duhet ta shkarkojë nga posti i zv/kryeministrit.

 

To Top