Në kohën kur Maqedonia ndodhet në udhëkryq dhe procesi dialogues ndodhet në vendnumëro, dhe për këtë faji drejtohen tek VMRO-DPMNE dhe kryeministri aktual Nikolla Gruevski, opsion i vetëm për minimizimin e fuqisë vendimmarrëse të partisë maqedonase në pushtet mbetet krijimi i shumicës parlamentare me BDI-në dhe partitë opozitare.

Numri i deputetëve aktual në Parlament është 123 përfshi edhe 3 deputetët e mërgatës, që do të thotë se shumica parlamentare me 1 votë plus krijohet me sigurimin e 62 votave. Numrat janë, në qoftë se merret ky hap.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), aktualisht posedon 31 deputetë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) 19 deputetë, pa deputetin e larguar Zylfi Adili, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), numëron 7 deputetë, PD-ja e Pavle Trajanovskit 1, partia e Liljana Popovskës 1 dhe tre deputetet e pavaruara, Roza Topuzova Karevska, Solza Grceva dhe Ljubica Buralijeva.

Numri i deputeteve arrin në 62, shumicë e mjaftueshme parlamentare, pa llogaritur edhe votën e deputetit Zylfi Adili, partia e të cilit kundërshton ashpër politikat e VMRO-DPMNE-së dhe gjasat për 1 votë kundër kësaj qeveria nga ana e partisë Uniteti, janë reale.

Ndaj një vendimi të tillë nuk mund të jetë kundër as deputetja tjetër e BDI-së, Ermira Mehmeti, e cila edhe pse kërkon reforma në këtë parti, disa here në prononcime publike ka kundërshtuar bashkëqeverisjen me VMRO-DPMNE-në.

Për një opsion të tillë të mundshme janë 63 vota, por nëse ky opsion shihet si alternativë e vetme edhe nga ndërkombëtarët, nuk përjashtohet mundësia që edhe ndonjë deputet nga radhët e VMRO-DPMNE-së të del në taborin e kundër të partisë që i takon, kur kihet para sysh fakti se udhëheqja aktuale e partisë ka vënë në rend të parë interesat individuale dhe klanore, duke harruar interesat e partisë dhe shtetit.

Në këtë kontekst, luftimi nga brenda e partisë së Nikolla Gruevskit, mbetet një opsion i hapur përmes fraksionit eventual nga anëtarët e pakënaqur, të cilët aktualisht janë të pazëshëm për shkak të pasigurisë, duke pas para sysh kapjen e institucioneve të shtetit pa përjashtim nga krye aktual i kësaj partie.

Ky opsion bëhet i besueshëm nga fakti se ndërkombëtarët tashmë publikisht adresojnë kritika ndaj partisë maqedonase në pushtet, dhe nëse kjo parti nuk bënë kompromis në emër të tejkalimit të ngërçit politik në të cilën ndodhet vendi, atëherë alternativë tjetër nuk ka.

Loading...